Rolling Stones anulon koncertin

Melburn, 18 mars - Rolling Stones kanë anuluar koncertin e parë në turneun në Australi, pas vdekjes së të dashurës së këngëtarit Mick Jagger, LWren Scott.
Stilistja e famshme e modës është gjetur e vdekur të hënën në apartamentin e saj në Nju Jork. Ajo dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Bendi britanik është dashur të mbajë koncertin e parë të mërkurën në qytetin Perth.
Ndërkaq, në agjendë ka edhe pesë koncerte të tjera në Australi i radhës më 25 mars në Sidnej.
Scott dhe Jagger kanë qenë në lidhje për më shumë se një dekadë.