06 Maj 2024

Rok grupet ndihmon viktimat e uraganit Sandy

New York, 13 dhjetor - Disa nga grupet më të mëdha botërore të muzikës rok kanë mbajtur një koncert në New York, për t’i ndihmuar viktimat e uraganit Sandy.

Në koncertin “12-12-12” në pallatin Medison Square Garden, morën pjesë Rolling Stones, Alicia Keys, Chris Martin, Billy Joel, Eric Clapton, Kanye West dhe Bon Jovi.

Nga uragani Sandy, i cili në tetor e kishte goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, patën vdekur më se 100 vetë, ndërsa mijëra të tjerë patën mbetur pa kulm mbi kokë, derisa uragani kishte kaluar nëpër territoret New York, New Jerzi dhe Konektikat, duke shkaktuar dëmë në vlerë prej miliarda dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)