Rita tregon trupin e tonifikuar

Londër, 25 shtator - Rita Ora është një nga femrat me trupin më seksi në muzikë dhe kur bëhet fjalë për të shfaqur format e saj ajo nuk e ka aspak problem.
Ditën e djeshme Rita u shfaq e veshur në një mënyrë rastërore ndërkohë që shëtiste me qenin e saj. Menjëherë ka rënë në sy barku i tonifikuar i këngëtares shqiptare.
Rita është e njohur për kujdesin që tregon ndaj vetes duke u ushtruar vazhdimisht në palestër dhe duket se çdo gjë po shkon më së miri për bukuroshen kosovare si në aspektin e jetës private edhe në karrierën e saj.
Rita po shijon historinë e saj të dashurisë me skocezin Calvin Harris, ndërkohë që po punon me të edhe për albumin e ri muzikor.
Të mërkurën e shkuar ata janë fotografuar së bashku duke hyrë në studion e muzikës në Los Angeles. 22 vjeçarja dhe i dashuri i saj duket se nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin duke shpenzuar shumë kohë së bashku.