18 Maj 2024

Rita Ora: Unë mezi po pres që të performoj në “Gay Pride”

Londër, 17 janar - Ashtu si shumë artiste të tjera me famë ndërkombëtare, edhe Rita Ora duke se ka simpati të veçantë për komunitetin gay.

Në një intervistë të saj të fundit, për revistën “OUT”, Rita Ora shprehet se mezi pret të performojë në  “Gay Pride”.

“Unë mezi po pres që të performoj në “Gay Pride” dhe të jem në festivale. Turmat të brohorasin vazhdimisht dhe ata bëjnë zhurmë, dhe u pëlqen që të bëjnë qejf. Mua më pëlqen shumë fakti që ata e duan një gjë të tillë, sepse kjo është ajo që unë jam”.- është shprehur Rita Ora.
 
Në të tjera, në këtë intervistë të  yllit shqiptaro- britanik thuhet se është e qartë që Beyonce ka patur një ndikim të madh në stilin e saj në të veshur. Por lista e inspiruesve të Rita Orës është e gjatë.

Ajo përmend Lauryn Hill, Debbie Harry, dhe Grace Jones, Janis Joplin dhe Patti Labelle si dhe sigurisht grupin TLC.

Lidhja me familjen, thotë Rita në këtë intervistë, pavarësisht të gjitha ndryshimeve që kanë ndodhur në jetën e saj ka mbetur e paprekur.

“Nëna ime më telefonon në çdo moment dhe më pyet; Ke ngrënë? Ke fjetur gjumë?. Kështu është ajo!”- shprehet Rita.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)