Rita Ora, selfie me bikini

Londër, 16 mars - Pa marrë parasysh se sa e zënë mund të jetë, Rita Ora gjithmonë gjen kohë edhe për një tjetër selfie. Kështu ndodhi edhe me një postim të saj në rrjetet sociale në Instagram e Facebook.
Këngëtarja 23 vjeçare është duke punuar shumë për albumin e saj të ri. Teksa premton se albumi i saj i ri është duke shkuar drejt përfundimit, ajo ka gjetur kohë për të bërë një fotografi vetes, e veshur me bikini, për të shpërndarë menjëherë për fansat e saj, shkruan Daily Mail.
Me fytyrën e saj pa make up, ajo shihet e ulur pranë një pishine me kopsht të bukur. Në qafë ka të varur një gjerdan në të cilin është i gdhendur emri i saj.
Një tjetër selfie i publikuar të shtunën e paraqet atë në studio muzikore duke incizuar për albumin e saj. Atë e ka postuar në rrjete sociale, të shoqëruar me komentin për fansat e saj Kurrë nuk do tiu lë.
Kënga e re e Rita Orës është prodhuar nga i dashuri i saj Calvin Harris, ndërsa ajo shfaqet edhe në një reklamë për Rimmel të londrës.
Në një video të shkurtër të lëshuar javën e kaluar, Rita pranon se kënga e bën të lumtur, teksa në një tweet ka shprehur entuziazmin e saj në lidhje me bashkëpunimin me markën Rimmel për make-up.