Rita Ora refuzon 1 milionë stërlina

Londër 7 mars - Rita Ora refuzon 1.000.000 Sterlinat e ofruara për tu bërë antare jurie e X-Factor në Angli!. Këngëtarja 23 vjeçare, edhe pse e ka respektuar ftesën e autorit të programit, Simon Cowell, e ka refuzuar atë.
E ka mirëpritur, fillimisht me një Po formale, por në momentin e fundit ka ndërruar mëndje, ndoshta për faktin se aktualisht ndodhet në Los Angeles, gati në mbyllje të albumit të saj të ri, i cili pritet të dalë këtë verë. Paralelisht më këtë sipërmarrje, Rita duket se është e përqëndruar dhe në karrierën e saj si aktore pas experiences në Fifty Shades of Grey një film i bazuar në romanin erotik të El James.
Ajo mendon se shpërqëndrimi i madh mund ti shkaktojë probleme në karrierë si kolegut të saj Jessie J, karriera , e te cilit pas shpalljes si Anëtar i Jurisë së The Voice, pesoi çuditërisht situata të pa këndshme.
Ndoshta një performance e keqe apo e gabuar në Juritë e Talent Show-ve, mund të cënojë karrierën e kujtdo, nëse nuk tregohesh i vëmëndshëm në çdo detaj, apo nëse je i shpërqëndruar.