07 Maj 2024

Rita Ora po vazhdon xhirimet në Prishtinë

Prishtinë, 9 shtator - Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora po vazhdon xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë.

“Jam në Kosovë. Është e pabesueshme. Do të bëj videoklipin më të mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruajtur Rita në rrjetin social Tëitter teksa ka publikuar edhe fotografi të ndryshme.
 
Mbase reklama më mire që ajo dëshiron t’i bëjë vendlindjes dhe shtetit të saj Kosovës, vidoklipi më ri, ku pjesët më të mëdha do të paraqesin Kosovën.
 
Pasi ka bërë xhirime në disa pjesë në vendin e saj Rita Ora ka vizituar qendrën e kryeqytetit, ndërkohë që në obeliskun e pavarësisë NeëBorn, ajo është ndalur para shumë të rinjve prishtinas, të cilët bllokuan rrugën për të pritur yllin kosovar me famë botërore.

Gjatë xhirimeve Ritës që qendronte mbi obelisk disa herë i është tërhequr vëmendja nga menaxheri i saj; “mos po të bëjnë për të qarë....”, tha ai. Por brohoritjet dhe thirrjet e fansave të saj, që e priten me aq entuziazëm Rita nuk mundi t’iu rezistojë dhe u përlot.

Më pas, vetëm për hir të adhuruesve të saj, Rita ka vazhduar të këndojë për fansat tek obelisku por edhe në një lokal nate në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)