Rita Ora në spital nga temperaturat e larta

Miami Beach, 19 nëntor - Rita Ora nuk u ndje mirë gjatë një seti fotografik në Miami Beach të Floridës ditën e hënë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas dëshmitarëve, këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova i ra të fikët dhe u lajmërua menjëherë ambulanca për ti ardhur në ndihmë.
Dr. David Farcy tha për Daily Mail se Rita Ora pati probleme me dehidratimin si pasojë e temperaturave të larta, por tashmë ka dalë nga spitali dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Këngëtarja po realizonte një set fotografik për linjën e veshjeve të Madonës Material Girl në temperatura 30 gradë Celsius.