Rita Ora në serialin Beverly Hills 90210
Hollywood, 21 janar - Rita Ora përveçse po merret shumë me muzikën e saj, ka gjetur kohë edhe të shfaqet në premierën e serialit “Beverly Hills 90210”.
Sipas Radio Vati, këngëtarja kosovare do të shfaqet në serialin e falshëm televiziv, për të kënduar hitet e saj.
Rita aktualisht është duke punuar edhe dy videoklipe, një me reperin e ri K Koke, “Lay down your weapons” dhe këngën më të re, e cila do të jetë pjesë e albumit debutues në Amerikë, “Torn apart”, të cilën e ka në bashkëpunim me mbretin e repit, Snoop Lion.
Të dy këngët kanë përfunduar me xhirime, ndërsa shumë shpejt pritet lançimi i tyre në treg.
Kënga “Lay down your weapons”, në të cilën këngëtarja është e ftuar për të qenë pjesë e bashkëpunimit, tashmë është shndërruar në hit të madh, ende pa dalë klipi.