07 Maj 2024

Rita Ora në faqet e para të shtypit britanik

Londër, 27 prill - ”Fenomeni” Rita Ora rikthehet të fitojë faqet e para të shtypit britanik, nëpërmjet realizimit të një videoklipi të ri.

E lindur në kosovë, Rita Sahatçiu, e njohur me emrin e artit si Rita Ora, ka fituar më parë vendin e parë në klasifikimin e këngëve në Britani nëpërmjet “Hot Right Now”, një këngë e suksesshme e parë mbi 17 milionë herë në “Youtube”.

Midis bashkëpunimeve që kanë lëshuar fenomenin shqiptar, e krahasuar për nga pamja dhe zëri me Beyonce dhe Rihanna, spikat edhe ai me reperin Jay Z.

Së fundmi, me një stil të ngjashëm me Gwen Stefani, Rita është vendosur në xhirimet e videoklipit të saj të ri, këngës “R.I.P”, një bashkëpunim me reperin anglez, Tinie Tempah. Kënga e re e kosovares do të hidhet në treg duke nisur nga data 6 maj.

21-vjeçarja lindi në Prishtinë, por u zhvendos me familjen e saj në Britani në moshën 1-vjeçare dhe që prej atëherë, ajo jeton në Londrën Perëndimore.

Në një intervistë të përpara pak kohëve në “Top-Channel”, Ora dëshmoi se është në gjendje të flasë një shqipe të rrjedhshme, ndërsa pranoi se nuk i ka humbur kurrë kontaktin me rrënjët e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)