21 Prill 2025

Rita Ora ndez skenën e “Gastonbury Festival 2013”

Londër, 29 qershor - Ishte hera e parë që shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “Glastonbury”-t, kështu që Rita Ora bëri gjithcka të mundeshme, për t’u siguruar se do të kujtohet gjatë.

Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes. Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndrritshëm për këtë ngjarje.

Sigurisht, ajo nuk u duk aspak e turpshme, kur nxorri fundshpinën e saj para turmës së madhe, falë të çarës që kishte fustani i saj, kur u kthye me shpinë nga publiku.

Rita dha gjithcka nga ana e saj, me flokët e zbardhur të gjata e të lëshuara, teksa shpërthente me mikrofonin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)