19 Maj 2024

Rita Ora ndahet nga Rob Kardashian

Londër, 3 dhjetor - Rita Ora dhe Rob Kardashian janë ndarë. Këngëtarja shqiptare nga Kosova ka lënë vëllain e Kim Kardashian javën e kaluar pasi axhenda e saj e ngjeshur dhe largësia nuk e lejojnë t’i përkushtohet marrëdhënies.

Rob tashmë nuk e ndjek më Ritën në Twitter dhe ka fshirë të gjitha fotot që kishte me të në Instagram.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Është e trishtueshme pasi ata e pëlqenin shumë njëri-tjetrin, por ai jeton në Los Angeles dhe ajo në Londër. Ishte e pamundur të vazhdohej.”

Rita Ora dhe Rob Kardashian e bënë publike lidhjen e tyre vetëm disa muaj më parë.

Këngëtarja 22-vjeçare është ndarë pak ditë para ditëlindjes së saj (26 nëntor). Më 28 nëntor Rita Ora ishte e pranishme në Tiranë për koncertin e madh festiv me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, koncert që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.

Ajo këndoi disa nga hitet e saj më të famshme si Hot Right Now, R.I.P dhe Shine Ya Light.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)