06 Maj 2024

Rita Ora me të dashur të ri

Londër, 16 dhjetor - Nëpër media të ndryshme sot u tha se Rita është ndjerë shumë keq pas poshtërimit publik që i bëri ish i dashuri, Rob Kardashian, i cili e akuzoi se ajo e ka tradhtuar me më së paku 20 meshkuj.

Sipas një burimi afër Ritës, thuhet se ajo është ndjerë e lënduar pasi që ka menduar se do të mund të vazhdonte shoqërinë me Robin. Sidoqoftë, tashmë ka dalë diçka tjetër.

Po flitet se Rita ka gjetur dashurinë e re. Bëhet fjalë për yllin e “X Factor” në Britani, James Arthur.

Ata të dy janë takuar kur Rita performoi në spektakël muajin e kaluar, kurse janë ritakuar në performancën e saj të dytë në episodin e fundit, vikendin e kaluar, transmeton Indeksonline.

“Ata janë parë të afërt në prapaskenë. Bisedonin gjatë gjithë kohës dhe shkëmbyen numrat e telefonit. Ai dukej i interesuar që ta njohë atë më mirë”, tha një dëshmitar.

Duket se ndjenja është reciproke. Së fundi Rita tha në një intervistë: “Më duhet ta them të vërtetën. Kënaqem duke e parë James Arthurin në skenë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)