21 Prill 2025

Rita Ora: Kam nisur t’i adhuroj makinat

Londër, 4 mars - Rita Ora ka pranuar se interpretimi në filmin ‘Fast & Furious 6’ ka bërë që t’i pëlqejnë shumë makinat.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova shfaqet në filmin e gjashtë të sagës me një rol që ishte menduar fillimisht për Rihanna.

23-vjeçarja theksoi për ‘The Sun’: “Nuk më pëlqenin makinat më parë, por tani i adhuroj. Jam shumë e emocionuar sepse ky ishte filmi i parë ku luaj një rol dhe më vjen mirë që bëhet fjalë për një film të madh.”

Në filmin ‘Fast & Furious 6’ interpretojnë aktorët Vin Diesel dhe Dwayne Johnson, por ndryshe nga këta aktorë të njohur, Rita nuk është lejuar të ngasë makinat e shpejta.

“Nuk xhirova skena duke ngarë makina sepse nuk kishim kohë të bënim prova për këtë. Kisha një rol të vogël, por të lezetshëm”, shtoi Rita Ora.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)