18 Maj 2024

Rita Ora: Jam bërë e famshme falë Jay-Z

Londër, 8 shkurt - Këngëtarja shqiptare me famë Rita Ora ja ka dedikuar të gjithë famën e saj reperit Jay-Z.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është një nga personazhet më të famshëm të spektaklit në Britaninë e Madhe, ajo fitoi famë brenda 18 muajsh dhe meritë për këtë, sipas saj, ka reperi Jay-Z.

Në një intervistë për revistën e futbollistit “Rio Ferdinand, ‘5 magazine’”, 22-vjeçarja tha: “Isha 17 vjeç kur dërgova këngët e para në RockNation dhe pas disa ditësh më telefonuan për të më thënë që kërkonin të më takonin. Më zuri paniku sepse do të takoja Jay-Z. Mendoja se do të më refuzonin, por pas 10 minutash më dha dorën dhe nisëm një “luftë” si DJ.”

“Mendoj se ai takim më hapi rrugën drejt famës”, shtoi Rita Ora, e cila aktualisht po zhvillon turin e saj në Britaninë e Madhe.

Deri tani, këngëtarja e re ka dhënë tre koncerte, një në Manchester dhe dy në Londër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)