Rita Ora i dëshiron shërim të shpejtë Rebekas

Londër, 2 mars - Superylli shqiptar, Rita Ora, ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale zyrtare për ti dëshiruar shërim të shpejtë Rebekës. Rebeka, vajza nga Prishtina e cila vuan nga kanceri, ka tash e sa kohë që ka tërhequr vëmendjen e yjeve vendore që kanë kërkuar mjete për shërimin e saj.
Dhe, një gjë të tillë e ka bërë edhe Rita Ora, e cila ka postuar foton e Rebekas me një mesazh emocionues. Tung. Rebeka po trajtohet për kancer. Je aq e guximshme je një superyll i vërtetë, ne të gjithë jemi me ty. Të faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua. Që gjithmonë ishte një përkahëse fantastike e imja, ka shkruar Rita.