18 Maj 2024

Rita Ora fotografohet në plazhet ekzotike tajlandeze

Bangkok, 17 janar - Rita Ora, aktualisht në Tajlandë, i dhuroi fansave të saj një seri të re fotosh joshëse, në të cilat shfaqen edhe një herë më shumë linjat e saj tërheqëse trupore.

Një ditë pasi u fotografua në plazhet ekzotike tajlandeze në shoqërinë e reperit të mirënjohur Snoop Lion (Dogg), 22-vjeçarja e lindur në Prishtinë realizoi disa fotografi artistike, në hotelin në të cilin është duke qëndruar në Bangkok.

E stolisur me bizhuteri me motive orientale, këngëtarja përdori një kamera uji, për të kapur imazhet e veçanta nga brenda ujit.

Së bashku me reperin me famë ndërkombëtare, 22-vjeçarja udhëtoi në Tajlandë për të mbajtur një koncert të përbashkët, i cili u ndoq prej dhjetëra mijëra personave dhe u konsiderua nga kritika vendase si një prej mbrëmjeve më madhështore muzikore të përjetuara ndonjëherë në Tajlandë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)