Rita Ora flet për bashkëpunimet

Londër, 25 mars - Këngëtarja para pak kohësh ka biseduar me ueb-sajtin Fans Share dhe në intervistë ka folur për bashkëpunimin me Prince-in dhe Calvin Harris-in , me të cilin është në lidhje. Komentet e saj më të reja vijnë pas thashethemeve se ata dy janë ndarë.
Sipas ueb-sajit, ishte Prince ai që i pari kishte kontaktuar me ekipin e Ritës: Pranova një telefonatë nga menaxhmenti im dhe më thanë: Prince është i interesuar që të bisedojë me Ritën, ndërsa unë u habita duke menduar se bëhet fjalë për princin aktual, princin e Uellsit. Por, u takova me të atë natë dhe dëgjuam muzikë dhe ishte një gjë mahnitëse. Nuk kaloi shumë kohë dhe tema e bisedës kaloi te Calvin Harris-i.
Ata janë në lidhje për tashmë një kohë, por ky ishte projekti i parë në të cilin kanë bashkëpunuar. Në fillim isha e druajtur gjatë bashkëpunimit tonë të parë muzikor, sepse ai më kishte parë në secilin vend tjetër, përveç në atë të punës, ka thënë Rita.