19 Maj 2024

Rita Ora flet edhe për projektet e saj të ardhëshme

Londër, 10 janar - Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zënë vend sot në faqet e gazetës The New York Times.

Në suplementin e së enjtes “Style” të kësaj gazete, është botuar një intervistë me Rita Orën, në të cilën ajo flet për albumin e saj të parë që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara e që në Britani është renditur në krye të klasifikimeve muzikore.

Rita Ora flet edhe për projektet e saj të ardhëshme, për modën dhe stilin e saj të veçantë.

Për herë të parë ajo zbulon jetën e saj private, flet për akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet mbi një lidhje të mundshme me Jay –Z, të cilën Rita e përgënjeshtron.

Rita Ora përmend familjen e saj, që përbëhet nga i ati, Niku, nëna e saj Vera, motra më e madhe Elena dhe vëllai 15 vjeçar Don.

Videoklipi i saj ”Shine Ya Light” i cili është xhiruar në Kosovë, ka arritur një shifër prej 5.6 milion shikimesh në YouTube.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)