19 Maj 2024

Rita Ora do të interpretojë në serinë ‘The Fast And The Furious’

Londër, 26 nëntor - Rita Ora do të interpretojë në serinë e 6 të sagës ‘The Fast And The Furious’.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova do të nisë karrierën kinematografike përkrah aktorëve Vin Diesel dhe Dwayne Johnson.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Ky rol ishte fillimisht për Rihanna, por axhenda e saj e ngjeshur e bënë të pamundur bashkëpunimin. Tani është Rita Ora që pëlqehet shumë nga producentët.”

Menaxherja e këngëtares nuk ka bërë deri tani asnjë koment mbi këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)