Rita Ora bashkëpunim me Ne-Jo
New York, 11 prill - Rita Ora do të fillojë punën për albumin e dytë pas atij shumë të suksesshëm “Ora” këtë javë.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” flitet se do të bashkëpunojë në një këngë me Ne-Jo, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm, punën e të cilit Rita e ka nisur në Nju Jork.
22-vjeçarja e lindur në Kosovë ka publikuar një fotografi me yllin e “Let Me Love You” vetëm një ditë pasi ka konfirmuar se ka filluar punën në albumin e dytë.
Ylli i “Radioactive” gjithashtu është parë duke shijuar jetën e natës në New York në shoqërinë e Adrienna Bailon, e cila sikurse Rita është ish e dashur e Rob Kardashian.