04 Maj 2024

Rita Ora, Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 11 maj - Këngëtarja Rita Ora pritet që së shpejti të emërohet si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nëpër botë.

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë për Express së kjo ministri është duke e përgatitur një listë me emra të shqiptarëve që tashmë njihen nëpër vende të botës, të cilën mandej do t’ia dorëzojë presidentes Jahjaga.

“Në mesin e shumë personaliteteve të njohura gjendet edhe kosovarja, e cila jeton në Britani, Rita Ora – e cila asnjëherë nuk ka nguruar të përmend dhe të promovojë prejardhjen e saj nga Kosova”, ka thënë ky burim.

Kjo listë me emra pritet që shumë shpejt t’i dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga, cila edhe pritet që t’i dekretojë këta VIP si ambasadorë nderi të Kosovës.

Përndryshe, Rita në një intervistë të gjatë të dhënë të mërkurën në The Sun ka rrëfyer për prejardhjen e saj kosovare, përderisa ka treguar edhe arsyen e largimit të prindërve të saj nga Kosova, si pasojë e gjenocidit të Milosevicit ndaj kosovarëve.

Përndryshe, ajo edhe gjatë ditës së enjte ka promovuar hitin e saj R.I.P nëpër Londër, ku është edhe për momentin përderisa ka mbajtur edhe koncerte nëpër klube të ndryshme.

Rita po ashtu këtë javë pritet që të jetë e para me këtë këngë në top-listë britanike dhe deri tani ka shitur vetëm në iTunes rreth një milion kopje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)