04 Maj 2024

Rikthehen “Vala Mala show” dhe “Përrallë me tupan”

Prishtinë, 26 nëntor - Pas një pauze rikthehen emisionet argëtuese “Vala Mala show” dhe “Përrallë me tupan” në ekranet tuaja televizive ekskluzivisht përmes kanalit të ri “1st Channel” në platformën kabllovike Kujtesa.

Ideatorët e këtyre emisioneve, Valon Maloku dhe Antigona Kotorri, së bashku me ekipin e tyre shpalosin themelimin e kanalit të ri televiziv 1st channel.

Kanali 1st CHANNEL që fillon transmetimin më 28 nëntor 2011 sjell risi në tregun mediatik kosovar me një gamë të zgjeruar emisionesh argëtuese. Përveq emisioneve të mirënjohura “Vala Mala show” dhe “Përrallë me tupan”, 1st Channel sjell emisione argëtuese për fëmijë përmes personazhit të Lulit të vocërr.

Në këtë kanal, shikuesit do të kenë rastin të ndjekin edhe lajmet ditore. Kësaj rradhe lajmet do të jenë më ndryshe. Lajmet do të lexohen në odën e lajmeve nga nikoqirët e odës duke mbuluar lajmet dhe ngjarjet kryesore ditore të përcjellura me një dozë të veҫantë satire dhe humori. Risi tjetër do të jetë emisioni për femra “Dama”.

Valon Maloku premton kthim të fuqishëm duke shtuar se “publikut kosovar i mungojnë emisionet televizive argëtuese.

Në këtë kohë të dinamikës dhe stresit, kosovarët sipas tij kanë nevojë për relaksim dhe relaksimi më i mirë i mundshëm arrihet pëmes programeve argëtuese të mirëfillta.

"Ky është synimi i kanalit tonë të ri 1st Channel që do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Kujtesa.”

Premiera e kanalit televiziv 1st Channel do të jetë më 28 nëntor 2011 përmes transmetimit eksperimental ndërsa skema e rregulltë programore do të kompletohet gjatë muajit dhjetor 2011. 1st v transmetohet ekskluzivisht në paketën televizive të platformës kabllovike Kujtesa.

Kujtesa është lider në tregun kosovar për ofrimin e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor me kualitet të lartë të krahasueshëm me nivelin evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)