04 Maj 2024

Rihanna tapë humb avionin

Los Angelos, 20 maj - Rihanna u detyrua të shtrohej në spital më parë gjatë muajit, si pasojë e mbilodhjes për shkak të axhendës së saj të ngjeshur dhe shfrytëzimit në maksimum të kohës së lirë për festa të ndryshme.

Megjithatë, edhe një herë më shumë, këngëtarja duket se vazhdon të mos mbajë veten nën kontroll, duke shpërthyer përsëri pas një feste që zgjati deri në mëngjes.

Si pasojë e dehjes, 24-vjeçarja nuk ishte në gjendje të kapte avionin e planifikuar për të shkuar në Londër, duke u detyruar që të rikuperonte duke marrë një fluturim të mëvonshëm.

Këngëtarja e “Disturbias” ishte njëra prej të ftuareve të nderit në festën e organizuar nga Jay Z. dhe Kanye West. Midis emrave të tjerë të rëndësishëm, u veçuan edhe Kim Kardashian, aktorja Paltrow apo këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)