03 Maj 2024

Rihanna shfaqet me një fustan të gjatë deri në fund të këngëve

Monte-Karlo, 31 korrik - Gjatë pushimeve të zgjatura që Rihanna është duke kaluar në Europë, ka qenë një sfidë e pamundur ta shikoje këngëtaren me çfarëdo veshje tjetër veç rrobave të banjos.

Për këtë arsye, ishte një surprizë e vërtetë që në vizitën e saj në Monte-Karlo, 25-vjeçarja u shfaq me një fustan të gjatë deri në fund të këngëve.

E impresionuar nga luksi i Principatës, e lindura në Bahamas u duk e entuziasmuar ndërsa shëtiti në Monako, përfshi edhe në zonën e famshme të kazinosë.

Megjithatë, situata e panatyrshme e një Rihanne të veshur u ndryshua brenda shumë pak kohe, sepse mjaftuan disa orë që këngëtarja “të korrigjonte” gabimin, duke publikuar në rrjetin shoqëror “Twitter” një foto të re të sajën, e rikthyer në rrobat e banjos tepër të ngushta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)