18 Maj 2024

Rihanna poston në Twitter tjetër foto duke tymosur hashash

Barbados, 25 janar - Rihanna ka postuar në Twitter një tjetër foto duke tymnosur hashash. Këngëtarja nga Barbados aktualisht është duke bërë provat për turin e saj botëror dhe përfitoi nga një moment pushimi për të bërë foton dhe për ta hedhur në profilin e saj.

Kjo foto vjen dy javë pasi këngëtarja Jessie J kishte kritikuar në mënyrë indirekte 24-vjeçaren për fotot nudo dhe duke pirë hashash që poston në rrjetet sociale.

“Më kanë ardhur në majë të hundës… Mbase edhe unë duhet të zhvishem, të dal në foto duke pirë hashash dhe ta postoj më pas në Instagram? Apo jo…”, shkroi Jessie J në Twitter.

Fansat e saj e mbështetën, por vetë Jessie J shtoi se nuk e ka me askënd në veçanti: “Statusi im në Twitter nuk ishte drejtuar për asnjë person të veçantë sepse ka më shumë se një person që poston foto të tilla.”

Për të sqaruar më tej se nuk e kishte me Rihanna, Jessie J shkroi sërish: “Dua të them se ka shumë meshkuj dhe femra që po dalin lakuriq dhe po promovojnë hashashin kohët e fundit. Është bërë e modës dhe mendoj se është e ekzagjeruar.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)