Rihanna nis turin botëror

New York, 9 mars - Rihanna nisi mbrëmjen e së premtes turin e saj botëror që do të zgjasë 6 muaj me koncertin në Buffalo të New York.
Këngëtarja nga Barbados do të vazhdojë me koncertet e saj në Amerikën e Veriut deri në muajin maj e më pas do të vijojë turin Diamonds World Tour në Europë.
Koncerti i fundit do të jetë më 28 korrik, në Helsinki të Finlandës.
Në koncertin e parë Rihanna solli për publikun disa nga hitet e saj më të njohura si Rude Boy, We Found Love, Only Girl (In the World) dhe Don\'t Stop The Music.
Pas shfaqjes, 24-vjeçarja shkroi në Twitter: Buffalo, nuk do i harroj kurrë emocionet që më përcollët. Ju falenderoj me gjithë zemër! Do ju dua gjithmonë!