05 Maj 2024

Rihanna ndahet sërish nga Chris Brown

New York, 19 dhjetor - Rihanna ka lënë të kuptohet se është ndarë sërish nga Chris Brown, disa muaj pasi u pajtuan edhe pse këngëtari është në liri me kusht për rrahjen e saj në vitin 2009.

Në Instagram, 24-vjeçarja postoi të martën një mesazh që konfirmon se çifti është ndarë.

“Të jesh beqare ta shpif. E vetmja gjë që më ka mbetur të bëj është të bëj atë që dua”, shkroi Rihanna.

Fundi i marrëdhënies erdhi pasi Chris Brown është parë duke festuar në shoqërinë e disa vajzave në Paris gjatë turit të tij dhe duke ngrënë me ish të dashurën Karrueche Tran në Dubai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)