Rihanna kaloi një ditë pushimi në pishinë

New York, 22 prill - Rihanna kaloi një ditë pushimi total në pishinë dhe nuk do të kishte kuptim po të mos publikonte në rrjetet sociale disa foto me bikini për të ndarë me fansat relaksin e saj.
Kohët e fundit Rihanna ka anuluar një sërë koncertesh nga turi i saj botëror Diamonds, ku përpos ndjesës së kërkuar ndaj fansave, sqaroi se kishte probleme shëndetësore ndaj nuk mund të zhvillonte disa prej këtyre koncerteve, ashtu siç ishte parashikuar në kalendar.