08 Maj 2024

Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital

Los Angelos, 10 maj - Personat afër Rihanna-s theksojnë se këngëtarja po “del jashtë kontrollit” pasi të martën u shtrua në spital si pasojë e “lodhjes dhe dehidratimit”.

Muajt e fundit 24-vjeçarja e ka ekzagjeruar me alkoolin nëpër festa dhe miqtë e afërt i kanë këshilluar rehabilitimin për ta shpëtuar nga ky stil jete krejtësisht i dëmshëm për shëndetin.

Në numrin e radhës të revistës amerikane ‘Star’, një burim pranë vajzës nga Barbados theksoi se “Rihanna i ka shumë qejf festat, por muajin e fundit e ka kaluar kufirin dhe ka dalë jashtë kontrollit”.

“Ajo ka pirë alkool çdo ditë dhe të gjithë po i këshillojnë terapinë ose rehabilitimin. Ajo është shumë e vetmuar për momentin dhe kalon kohën në dhomën e hotelit ku vetëm pija i mbush boshllëkun e krijuar. Mendon shumë për ish të dashurin e saj Chris Brown”, shtoi burimi.

Rihanna u shtrua në spital të martën pas një feste në Met Gala të Nju Jorkut dhe si një VIP i vërtetë që është publikoi në Twitter një foto të krahut të saj të lidhur me serumin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)