Rihanna flirton me një boksier

Los Angelos, 30 shtator - Rihanna ka gjetur dashuri të re. Këtë e ka bërë në xhirimet e fundit të klipit të saj në Irlandën Veriore.
Bëhet fjalë për Dudley O`Shaughnessy, një boksier dhe model e që është pjesë e videoklipit të saj më të ri We Found Love.
Rihana nuk e fshihte se i pëlqente Dudley. Ata flirtuan gjithë kohës. Rihana i afrohej gjithë kohën dhe në një moment iu ul në prehër gjatë pushimeve ne xhirimin e klipit, shkruan The Sun, duke iu referuar burimeve ne vendngjarje.
Nuk dihet sesa do të zgjasë historia e tyre, megjithatë të dy janë shfaqur të lumtur. Dudley 21 vjeç shpreson të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2012, ndërsa aktualisht ka nisur punën si model, pasi u zbulua nga një stilist në një metro të Londrës.