19 Maj 2024

Rihanna do fëmijë me Chris Brown

Los Angelos, 7 dhjetor - Rihanna dhe Chris Brown jo vetëm që janë rikthyer bashkë, por po mendojnë për një fëmijë.

Sipas revistës ‘Closer’, këngëtarja nga Barbados ka kërkuar një pushim për të nisur familje me të dashurin e saj.

“Rihanna kërkon një pushim nga shefat e kompanisë, por axhenda e saj është shumë e ngjeshur deri në vitin 2014”, tha një burim për ‘Closer’.

24-vjeçarja dhe Chris Brown kanë qenë të pandashëm në javët e fundit, tre vite pasi u ndanë për shkak të dhunës që ushtroi këngëtari ndaj yllit të muzikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)