18 Maj 2024

Rihanna dhe Kate Moss me fotografi provokative

Los Aneles, 22 shkurt - Rihanna dhe Kate Moss bashkuan hiret e tyre në një set të përbashkët fotografik për revistën V Magazine.

Këngëtarja 25-vjeçare (prej pak ditësh) dhe modelja britanike 39-vjeçare njihen bashkë prej vitit 2009.

Dy ndër femrat më të famshme provokojnë me qendrimet e tyre. Ato njihen së bashku prej vitit 2009 kur Kate drejtonte Met Gala së bashku me stilistin Marc Jacobs.

Atëherë, modelja iu afrua këngëtares nga Barbadosi dhe i kërkoi një fotografi për vajzën e saj, Lila Grace.

Këngëtarja jo pak e habitur komentoi: Nuk e mendoja kurrë që Kate kishte një vajzë. Ajo është një frymëzim për të gjitha femrat që duan të kenë një fëmijë dhe sërish të vazhdojnë të jenë sexy. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)