04 Maj 2024

Rihanna censurohet në Francë

Paris, 23 nëntor - Videoklipi i këngës ‘We Found Love’ është censuruar në Francë sepse sjellja e këngëtares Rihanna në të është shumë provokuese.

Në këtë klip tregohet marrëdhënia e vështirë e këngëtares nga Barbados me një model dhe televizionet franceze nuk mund ta transmetojnë para orës 10 të mbrëmjes.

Gjatë realizimit të videos në Irlandën e Veriut, Rihanna u qortua nga fermeri sepse ishte veshur në mënyrë shumë provokuese në pronën e tij.

Gjithsesi Rihanna shprehet shumë krenare për punën e saj: “Me shumë mundësi është video më intensive që kam realizuar sepse flet për dashurinë. Dashuria të bën të varur dhe kur je i varur gjithçka bëhet e rrezikshme.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)