03 Maj 2025

Ribashkohen Drake dhe Rihanna

Los Angeles, 29 gusht - Drake raportohet se ka përfunduar me puthje darkën romantike me Rihannën.Reperi ishte në lidhje me pop yllin nga viti 2010 deri më 2011 ndërkohë në muajin korrik është spekuluar për një ribashkim të tyre pasi Rihanna i dha fund lidhjes me këngëtarin Chris Brown.

Të premten në mbrëmje Rihanna dhe Drake me sa duket kanë ngrënë një darkë romantike në Nju Jork e cila ka përfunduar me puthje.

“Ai e përqafoi atë dhe e puthi në faqe. Ai ishte shumë xhentëlmen dhe i tha asaj se: “dukej bukur si gjithmonë”, ka thënë një burim për “HollywoodLife”.

Rihanna që nga viti 2008 kishte një marrëdhënie të komplikuar me Chris Brown gjë e cila ka shkaktuar edhe grindje fizike në mes të këngëtarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)