03 Maj 2024

REM rikthehen në skenë

Los Angelos, 26 dhjetor - Do të dalë më 8 mars “Collapse Into Now”, albumi i ri i REM. Të gjithë të abonuarit në mailing list të grupit kanë marrë gratis këngën e re “Discoverer” nga faqja zyrtare e REM, www.remhq.com.

Ndërsa kënga “It happened today” është në dispozicion të adhuruesve të muzikës që prej 21 dhjetorit në iTunes.

Grupi ka zbuluar gjithashtu se albumi përmban bashkëpunime me mysafirë shumë të vecantë si Patti Smith, kitaristi Lenny Kaye, Peaches, Eddie Vedder dhe lideri i grupit Hidden Cameras, Joel Gibb.

REM kanë regjistruar albumin e ri në studiot e Music Shed të Nju Orlinsit dhe në Hansa Studios në Berlin, ku kanë marrë jetë albume legjendare si “Heroes” i David Bowie dhe “Achtung Baby” i U2. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)