Regjisorët nga Kosova në festivaln e filmit në Ayvalik te Turqisë

Prishtinë, 12 nëntor - Në Ayvalik te Turqisë mbahet festivali i filmit Ayvalik International Film Festival nga 14 deri më 17 nëntor të këtij viti.
Ky festival me karakter ndërkombetar do të presë regjisorët nga Kosova: Burim Haliti me filmin Invitation of Radio, Sabri Pajaziti me filmin Skenderi, Besim Ugzmajli me filmin Erë, Fatlum Haziri me filmin Biçikleta si dhe Ersin Shamli me filmin Ujë dhe varre.
Ndërsa përzgjedhjen e filmave e ka bërë drejtori i festivalit Nail Pelivan.
E veçanta në këtë festival filmi është se: Regjisori Burim Haliti gjithashtu do jetë anëtar i jurisë, i cili bashke me anëtarët tjerë të jurisë do të bëjnë vlerësimin e filmave, dhe do të ndajnë cmimet për filmat më të mirë.
Gjithashtu do të ketë një debat para mediave, kineasteve Turq dhe ndërkombëtar për kinematografinë Shqiptare në përgjithësi, si dhe bashkeëpunimet ndërkombëtare në mes të kinematografisë Shqiptare,asaj Turke dhe Nderkombëtare në përgjithësi.