29 Prill 2024

Reese Witherspoon është shtatzënë

Hollywood, 21 mars - Reese Witherspoon po pret fëmijën e saj të tretë. Mediat amerikane publikojnë disa foto ku duket barku i fryrë i aktores hollivudiane për të vërtetuar lajmin.

Këto foto janë bërë 11 ditë më parë në Rio de Janeiro dhe një burim është shprehur për ‘Us Weekly’ se Reese është tre muajshe shtatzënë, por nuk ka ndërmend të konfirmojë zyrtarisht lajmin.

“Reese dhe bashkëshorti Jim Toth janë përpjekur të kenë një fëmijë prej disa kohësh”, thekson burimi.

Aktorja 35-vjeçare ka dy fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Ryan Philippe. Marsin e kaluar Reese u martua me Jim Toth, një agjent kinematografie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)