21 Prill 2025

Ramë Lahaj ngjitet në skenën e ‘Deutsche Oper Berlin’

Berlin, 29 prill - Tenori kosovar Ramë Lahaj është ngjitur në skenën e ‘Deutsche Oper Berlin’.

Këtë herë i është bashkuar trupës së shtëpisë prestigjioze në inskenimin e operës ‘Rigoletto’ të kompozitorit të madh italian Giuseppe Verdi.

Lahaj ka portretizuar rolin e Dukës së Mantuas (Duca di Mantova) në këtë operë tri aktëshe. E gjithë kasta e rezervuar për mbrëmjen e 26 prillit ka marrë urdhërat nga mjeshtëri Roberto Rizzi Brignoli ndërsa regjia e shfaqjes është bërë nga Jan Bosse.

Në role të tjera janë prezantuar emra të njohur të botës operistike si: Markus Bruck, Elena Tsallagova dhe Marko Mimica.

‘Rigoletto’ është operë, libretoja e së cilës është shkruar nga Francesco Maria Piave bazuar në dramën ‘Le roi s\'amuse’  të Victor Hugos.

Premiera e operas ‘Rigoletto’ qe dhënë në teatrin ‘La Fenice’ në Venecie më 11 mars të vitit 1851 dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e Verdit.

I lindur në Istog, Lahaj ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në drejtimin e solo-këndimit ndërsa është padiskutim zëri më i dëgjuar lirik nga Kosova në skenën operistike botërore. 

Deri më tash ai ka performuar në disa prej teatrove më në zë, si:  ‘Semperoper Dresden’, ‘Theatre Dortmund’, ‘National Opera de Montpellier’, ‘Opera de Lyon’, ‘Teatro Massimo di Palerm’, ‘Hamburg State Opera’ dhe ‘Royal Albert Hall - London’.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)