10 Maj 2025

Punëtoria e radhës për trashëgiminë kulturore mbahet në Prizren

Prishtinë, 31 janar - Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë punëtori innovative të trashëgimisë kulturore sot në qendrën rajonale për trashëgimi kulturore në Prizren.

Në punëtori do të mblidhen të rinjë të cilët do të njihen me metoda inovative për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si dhe me situatën aktuale të objekteve me rëndësi të madhe kulturore në qytetin e Prizrenit.

Prezantime do të ketë edhe nga përfaqësues  të organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, Kosovë dhe organizatës Ec Ma Ndryshe.

Pasdite, pjesëmarrësit do të vizitojnë xhaminë e Sinan Pashës dhe kishën e Shën Gjergjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)