PSY do të publikoj një kënge të re
Seul, 9 mars - Këngëtari koreanojugor PSY, i mirënjohur për hitin e tij "Gangnam Style", njoftoi dje publikimin në muajin prill të një kënge të re dhe të një koncerti madhështor në Seul, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga interneti.
"Më 13 prill të vitit 2013, do të publikoj një këngë të re në të gjithë botën. Do të zhvilloj gjithashtu një koncert në Korenë e Jugut, në Stadiumin e Seulit 'World Cup', që ju mund ta shikoni drejtpërdrejt në 'YouTube", deklaroi PSY.
Biletat për koncertin "Happening" do të dalin në shitje më 11 mars.
Pas Amerikës së Jugut, PSY është aktualisht në një turne në Australi. Ai ka publikuar këtë javë një album remiks të "Gangnam Style".