21 Prill 2025

Protestë gjysmënudo kundër Heidi Klum

Berlin, 31 maj - Heidi Klum mbeti e shtangur, kur një femër protestoi gjysmë nudo ndaj saj, gjatë finales së “Germany Next Top Model”, programi që i ofron një kontratë me kompanitë e modës vajzës fituese.

Supermodelja Klum, prezantuese në këtë shfaqje, u kontenstua nga një protestuese e lëvizje feministe “Femen”, me qendër në Ukrainë, por që po përhapet me shpejtësi në disa vende perëndimore.

Protestuesja kishte shkruar në trupin e saj “Shfaqja Horror e Heidit” dhe “Shfaqja Sadiste”.

Sipas “Femen”, një spektakël si ai që Klum po prezantonte, e banalizon figurën e femrës në thjesht një objekt seksual, duke dëmtuar rëndë atë që një femër është në të vërtetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)