21 Prill 2025

Promovohet vepra e Ukshin Hotit

Prishtinë , 12 maj - Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës  nën organizimin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës , është botuar  libri i veprimtarit Ukshin Hotit me titull “ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE –Komponenti religjioz “.

Të pranishmit  i përshëndeti veprimtar i çështjes Kombëtare z.Adem Demaçi ai tha se “Ndonëse Ukshin Hoti na mungon fizikisht, botimi i kësaj vepre na e rikthen autorin në mesin tonë, na e bën të na drejtohet, të na flasë, të komunikojë me ne. Ai komunikon lirshëm, me ngrohtësi, e mbi të gjitha, me sinqeritet me lexuesin theksoi Demaçi.

Ndërsa Profesori Universitar  Dr .Hajdin Abazi u shpreh se studimi “Çështja kombëtare shqiptare. Komponenti religjioz” i politologut Ukshin Hoti, është një kryevepër në shkencën politike shqiptare, në të cilën ai shpërfaq një rezonim të thellë teorik lidhur me proceset zhvillimore dhe pikërisht kjo e bën tepër të veçantë këtë studim.

Ndërsa  veprimtari Hydajet Hyseni e vlerësoi lartë veprën e Ukshin Hotit duke e kategorizuar me shkrimtarë  botërorë .

Për librin foli edhe bashkëpunëtori i Ukshin Hotit, z.Bislim Elshani theksoi se “Çështja kombëtare shqiptare – komponenti religjioz”, është një kontribut shkencor i Ukshin Hotit i panjohur sa duhet nga lexuesi shqiptar.

Ai u shkrua në kohën kur mendimi i përgjithshëm politik, ndonëse i ngarkuar me komponentin religjioz, e konsideronte atë akoma si tabu, dhe në vend se të trajtohej hapur, mjaftohej me një mimikri politike, si nga ana kosovare (le të kujtojmë fotografinë e Papës në zyrën presidenciale gjatë viteve 90), ashtu dhe nga ana serbe (deklaratat për rrezikun fundamentalist nga Kosova).

Ndërsa botuesi i librit të Ukshin Hotit  Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës është një kënaqësi e veçantë për Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës, që ta botojmë një dorëshkrim të intelektualit Ukshin Hoti.

Presidenti i këtij Këshilli Avdullah Hasani  tha se kjo vepër duhet të lexohet patjetër. Dhe ata që duhet ta lexojnë janë shumë. Duhet ta lexojnë të gjithë, po sidomos të rinjtë: për ne të rinjtë evropianë të Kosovës mënyra e rezonimit dhe perspektiva me të cilën autori i sheh dhe u qaset problemeve me të cilat merret, është krejt e pranueshme.

Ajo është një shembull i mirë se si duhet t\'i shohim ne gjërat, t\'i vlerësojmë sinqerisht dhe të sillemi me korrektësi përfundoi Hasani



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)