21 Prill 2025

Promovohet libri i Pacollit, “Të lobosh për Kosovën,Pavarësia dhe SHBA-të“

Prishtinë, 5 qershor – Panairi tradicional i librit “Prishtina 2014” është begatar edhe me një vepër të re. Shtëpisë botuese  “Bota Shqiptare”, ka nxjerr librin dokumentar te kreut te Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli,“Të lobosh për Kosovën,Pavarësia dhe SHBA-të“, vëllimin i parë.

Libri është një përmbledhje dokumentash që botohen për herë të parë, artikujsh, përjetimesh, dhe komentesh. Dokumentet përfshijnë komunikimet e zotit Pacolli me kompaninë lobuese Jefferson Uaterman International, me personalitete të ndryshëm, artikuj, etj.

Me këtë rast në stendën e shtëpisë botuese  “Bota Shqiptare” u organizua promovimi i librit, ku foli edhe  autori, Behgjet Pacolli. “Unë nuk jam shkrimtar i veprave, prozave as thurrës i vargjeve të bukura por jam njeriu që më së tepërmi e ka respektuar veprën.

\"Në këtë libër që kam sjellë sot kam pasur dilema a ta publikojë apo jo dhe kam qenë i bindur që është e drejtë të presësh të tjerët të flasin për këtë, por kam kuptuar dicka që të mos flasësh për veprat e mira i lejon të tjerët ta interpretojnë atë, në mënyrën e tyre, gjë që tek unë ka ndodhur dhe ju e keni parë sa është folur”, tha Pacolli në promovimin e librit të tij.

Në libër z.Pacolli tregon detaje të patreguara më parë për lobimin. Mes tyre ai rrëfen takime me personalitete tē ndryshme amerikane, si ish politikanët dhe gjeostrategjistët Kissinger, Brzezinski, etj.

E tëra ka filluar pas mbarimit të luftës, kur Pacolli nga këndvështrimi i personaliteteve të shquara ndërkombëtare, ka parë që Kosova është duke marrë një kahje ndoshta të gabuar. “Kam insistuar t’i mbledh njerëzit që kanë qenë në politikë dhe tu them se Kosova duhet të marrë drejtim të drejtë nëse gabohet drejtimi kështu do të rrugëton për shumë kohë. Disi në Ëashington mbeti një vakum për Kosovën nuk kishte njerëz që vepronin fuqishëm. Unë i shihja delegacionet nga Serbia të cilat shumë mirë koordinoheshin me disaporën e serbisë atje. Ju kujtohet vizitat e shpeshta të kishës ortodokse serbe, dhe aty bëhej lobim kundër Kosovës, donin që ta kthenin serbinë në viktimë dhe ne në aggressor”, tregoi Pacolli historikun e librit.

Gjersa lobi serb lobonte kundër Kosovës, Pacolli nuk mundi të rrinte duarkqyr dhe iu përvola punës, edhe pse i vetmuar miqtë e tij i gjeti në SHBA. “Unë themelova AKR-në që ishte një kompani e fuqishme lotuese ku angazhuan 30 njerëz të shquar të politikës amerikane”, tha Pacolli.

Ai ka treguar për lobimin e tij në SHBA. “Ne e filluam punën me AKR-në që ishte pjesë lobuese. AKR është themeluar në SHBA dhe vazhduam punën tonë dhe nuk lamë kund pa lobu. Në këtë libër nuk kam dashur ta paraqes një mendim timin si ka shkuar ky lobim, as ta influencoj lexuesin unë kam dashur t’i paraqes disa fakte reale dhe këtu do të gjeni vetëm pak fotografi dhe ju e dini mirë se në fushën e lobimit”, tregoi ai.

Ardhja e presidentin Bush në Shqipëri ka pas në vete një mision të mundësuar nga lobi stët të udhëhequr nga presidenti Pacolli. “Ka qenë pika e 14 në agjenden e tiuj Kur filloi të flas në Shqipëri, ne frikësoheshim se mos po anashkalohet kjo pikë dhe ndodhi mrekullia dhe presidenti Bush tha “Kosova duhet të jetë e pavarur”.

Kjo fjal u tha fall obit tonë dhe nga ky moment fillojë cdokush të falsë, komentojë në mënyrë pozitive pavarësinë e Kosovës. Ky libër paraqet vetëm punën time në vietet 2003-2006 dhe është në përgatitje  e sipër një libër interesant që përfshinë punën timë të lobimit prej vitit 2007 si udhëheqës i opozitës parlamentare të Kosovës dhe vazhdon si pjesëtar i koalicionit qverisës”, theksoi Pacolli. Kujtim Gjonaj, nga shtëpia botuese  ka thënë se ky është një libër që sjellë fakte të veçanta.

“Ky libër ka vlera të veçanta njohëse që do t’i shërbejë edhe më tepër miqësisë me Amerikën e cila e ka ndihmuar cështjen shqiptare. Ky libër ka vlera të veçanta jo vetëm në të shkruar dhe të folur por argumentohet edhe me fotografi argumentohet në mënyrë shkencore dashuria e shqiptarëve të Kosovës për Amerikën por edhe respekti i Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Gjonaj.

Mimoza Kusari Lila, bashkëpunëtore e ngushtë e Pacollit edhe në kohën e lobimit tha se beson që ky libër plotëson mozaikun e gjithë procesit të shpalljes së pavrësisë së Kosovës. “Tregon edhe për punën që shpeshëherë mbetet e pa dokumentuar apo e pa folur,  por që ka ekzistuar me vullnet, me një shpirt që presidenti Pacolli e ka vënë në dispozisicon të popullit të vet”, tha ajo.

Profesori I së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha se ky libër do të ndihmoj shumë studentët për ta kuptuar procesin e lobimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)