22 Prill 2025

Promovohet “12 porositë e Arbën Xhaferit” në Strugë

Strugë, 29 qershor -   ​Në Strugë u promovua libri me titull “12 porositë e Arbën Xhaferit” nga gazetarja shqiptare Rudina Xhunga, një vepër që i kushtohet të politikanit të mirënjohur Arbën Xhaferi.

Në promovimin e mbajtur në ambientet e hotel “Apollonia”, Rudina Xhunga u prit nga kryetari i komunës dhe qytetar të Strugës, si dhe shumë mysafir nga qytetet tjera të Maqedonisë; Dibra, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, përfshirë këtu edhe shumë ish zyrtar të lartë të PDSH-së nga këto qytete.

“Kam pas nderin që të bashkëbisedoj me Arbën Xhaferin dhe në një nga bisedat duke e pyetur lidhur me dorëheqjen e tij, ai theksoi se e ka suspenduar sedrën e tij, duke shikuar shumë përtej, shumë larg. Ai e kishte këtë aftësi që të shifte përtej dhe kjo ishte një aftësi e tij e madhe. Sot, jemi këtu në Strugë, për të ringjallur këtë vizion dhe për ta vazhduar aty ku e la Arbën Xhaferi”- u shpreh mes tjerash autorja Rudina Xhunga, në fjalën prezantuese për librin, që për herë të parë vinte jo vetëm në Strugë por edhe në Maqedoni.

Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela si mbështetës i këtij promovimi në fjalën e tij theksoi se figura e Arbën Xhaferit ishte frymëzues për të dhe shumë shqiptarë.

“Ai moment kur je shumë afër dorëzimit dhe thua në djall të mallkuar të vej gjithçka se kjo nuk jemi ne, ne jemi ndryshe. Të tilla momente janë kur na zhgënjejnë miqtë, bashkëmendimtarët dhe në një moment i thua vetes mjaft më, po i kthehem jetës sime, familjes sime, ashti si veprojnë shumë të tjerë. Në atë çast nuk mu kujtua asgjë tjetër veçse një fytyrë, një fytyrë miku që më preku, jo se fizikisht nuk ndodhet këtu, por më preku se mu kujtua vepra e tij e jashtëzakonshme, kokëfortësia e tij për ti shkuar me drejtësi deri aty ku dukej vetëvrasje! Ishte ky Arbën Xhaferi”, theksoi Sela.

Ai ka folur edhe për aktivitetin e tij të fundit me moton për reforma në PDSH, duke shtuar se misioni i nisur është përgjegjësi dhe momente përkushtimi të lartë për të sjellë ndryshimin.

 “Ndoshta fjala ime ishte jashtë klisheve të foltoreve, por, ndoshta i rritur me frymën e tij nuk do jem kurrë një politikan  standard. Për ata që sot janë kurioz të dinë për karrierën time, kam vendosur të vazhdoj edhe 100 vjet përpjekjet e mia që të jetojmë të gjithë më mirë dhe në 100 vitet tjera, ndoshta do ti kthehem profesionit tim të mjekut. Arbën Xhaferi më edukoi kështu”, përfundoi Ziadin Sela.

Në vazhdim të këtij aktiviteti, shumë pjesëmarrës folën kryesisht për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit,  ndër ta prof. dr. Agim Vinca, Selami Vinca, Kim Mehmeti, Ruzhdi Matoshi, Pajazit Murtishi, etj.
(INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)