28 Mars 2024

Prishtinës i shtohet edhe një hapësirë e re ekspozuese, Galeria 17

Prishtinë, 16 nëntor - Galeria 17 është hapësirë për edukim, aktivizëm dhe eksperimentime artistike të guximshme.

Një galeri për lagjen, qytetin dhe gjithë komunitetin artistik. Misioni i galerisë është të nxit reflektim kritik përmes identifikimit dhe përkrahjes së zërave të guximshëm që mundësojnë këndvështrime të reja përmes praktikave bashkëkohore të artit.

Sot do të bëhet hapja e galerisë me ekspozitën me titull “Make me coffee make me a sandwich” kuruar nga artistja malazeze Natalija Vujoševic, e cila mbledh artiste nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

Eljesa Beka, Azize Ferizi, Laureta Hajrullahu, Lori Lako, Milica Mijajlović dhe Barbara Prenka, janë ftuar të reflektojnë mbi lidhjet ekzistuese mes komunitetit që mëton të vë në qendër nevojën për veprim kolektiv dhe hapësirë si vend për bashkëprodhim të dijes dhe praktikave të të jetuarit.

Ky lloj aktiviteti artistik prezanton metodologjitë dhe mjetet për të ushtruar shëndetin e energjisë së përbashkët, lidhjen dhe pozitën mes miqve, ritmeve, trupave, të afërmve, kolegëve/eve dhe të dashurve, në këtë hapësirë të përbashkët.

Veprat e artit do të shpalosen si një proces që shënon kohën e vet. Përgjatë programit, artdashësit do të zbulojnë punë të reja, tregime, tinguj, erëza dhe rituale të komunitetit, të cilat do të zënë vend në Galeria 17 dhe të shpërndahen në të gjithë lagjen. Ekspozita do të jetë zhvillimore duke shënuar hapjen e çdo kapitulli të saj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)