30 Prill 2024

Prindërit i gjejnë djal për martesë Katy Parry-it

New York, 13 janar - Katy Parry është rikthyer të jetë beqare pas dështimit të martesës së saj 1-vjeçare me Russell Brand, por duket se nuk do të vazhdojë të qëndrojë e lirë për shumë kohë.

E çuditshme, por e vërtetë, ata që po mendojnë për lidhjen e saj janë pikërisht prindërit, që po përpiqen t’i rregullojnë lojtarin e futbollit amerikan, Tim Teboë.

Të dy prindërit e këngëtares britanike janë pastorë protestantë dhe duan të shfrytëzojnë rastin e ndarjes së të bijës, për ta prezantuar me një besimtar të devotshëm, si futbollisti.

Sipas revistës “OK”, Keith dhe Mary Perry, kanë vendosur të rregullojnë një takim midis vajzës së tyre dhe futbollistit 24-vjeçar në kishën e tyre.

Një burim pranë Kate u shpreh se edhe ajo nuk do të ishte kundër një mblesësie të tillë, pasi nga fotot ka parë se ai është një mashkull jashtëzakonisht tërheqës.

”Nëna e Katy ka të qartë se mënyra më e mirë për të kuruar plagët e divorcit është që të përfshihet sërisht në një lidhje dashurie. Në mendjen e saj, Teboë është njeriu i përkryer. Ai është simpatik, tërheqës, i zgjuar dhe mbi të gjitha, një besimtar i devotshëm i krishterë”, deklaroi burimi.