19 Maj 2024

Princ William dhe Kate Middleton presin një fëmijë

Londër, 4 dhjetor - Pallati St. James në Britani njoftoi se Princi William dhe gruaja e tij, Catherine, janë duke pritur një fëmijë.

Në një deklaratë të publikuar sot, pallati tha se çifti mbretëror, i njohur si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, janë të shumë të gëzuar. Edhe anëtarët e familjeve të tyre janë të gëzuar me lajmin.

Në deklaratë thuhet se shtatzania është në fazat e hershme, dhe dukesha pritet të qëndrojë në spital për disa ditë.

Princi William, nipi i Mbretëreshës Elisabeth, është i dyti në radhë për të trashëguar fronin mbretëror pas babait i tij, Princit Charles.

William u martua me Kate Middleton më 29 prill të vitit 2011, në Westminister Abbey në një ceremoni që u ndoq nga 2 miliard njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)