21 Prill 2025

Prezantohet shpërblimi i filmit HOME me çmimin prestigjioz BAFTA

Prishtinë, 22 shkurt - DokuFest në një konferencë për shtyp që do të mbaj sot do të prezantohet shpërblimi i filmit të shkurtër HOME me çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër.

Në konferencë do të flasin një pjesë e ekipit të filmit nga Kosova, përfshirë edhe producentin Shpat Deda dhe regjisorin Daniel Mulloy.

HOME është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorët Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin.

HOME është i pari produksion kosovar i cili shpërblehet me BAFTA ndërsa filmi pati një sukses të madh nëpër botë pas publikimit në kinematë e Britanisë së Madhe, përfshirë triumfin në mbi 15 shpërblime në festivale botërore dhe nominimin në Akademinë Evropiane të Filmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)