Prezantohet filmi i animuar 'Bëhu aktiv, merr iniciativë'

Prishtinë, 28 mars - Këshilli Rinor Kosovar (KYC) organizon ngjarjen me temë Bëhu aktiv, merr iniciativë.
Në ngjarje do të prezantohet filmi i animuar Bëhu aktiv, merr iniciativë i përgatitur nga nxënësit të cilët e kanë paraqitur perspektiven e tyre rreth gjendjes së arsimit në vend.
Ndër të tjera, përshtypjet e njëjta rreth problematikave do të shfaqen dhe nëpërmjet artit në një ekspozitë pikturash realizuar nga nxënësit po ashtu.
Ngjarja do të prezantoj përveç të tjerash dhe punën e KYC karshi ngritjes së cilësisë së arsimit si dhe disa tregime suksesi të arritura.
Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 funksionon Këshilli i Nxënësve të Kosovës, strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që të i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtarët e shkollave, mësimdhënës dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).